LAJMI I FUNDIT:

“Me shumë dashuri nga Prishtina”, babai i Rita Orës ia uron ditëlindjen e 31-të të bijës me fotografi të vjetra të familjes në Kosovë

“Me shumë dashuri nga Prishtina”, babai i Rita Orës ia uron ditëlindjen e 31-të të bijës me fotografi të vjetra të familjes në Kosovë
Foto: Besnik Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 31-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Babai i këngëtares, Besniku, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë të bijës 31-vjetorin e lindjes përmes rrjeteve sociale.


Foto: Besnik Ora/Instagram

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi, njëra prej të cilave përfshin qëndrimin e saj mbi obeliskun NEWBORN në Prishtinë, në vitin 2012 kur edhe xhiroi klipin “Shine Ya Light”.

Të tjera imazhe janë fotografi të rralla të Ritës nga fëmijëria e saj, një prej të cilave përfshin një vizitë të familjes në qytetin e tyre të origjinës, Pejë, përkatësisht bjeshkët e Rugovës.

Pak orë para ditëlindjes së saj të 31-të, Vera e uron Rita Orën me një video të rrallë nga fëmijëria e saj
Lexo po ashtu Pak orë para ditëlindjes së saj të 31-të, Vera e uron Rita Orën me një video të rrallë nga fëmijëria e saj

“Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga shenja e NEWBORN-it. Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar Besniku në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Besnik Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori