LAJMI I FUNDIT:

I dënuar me dy vite burg për mohim të Masakrës së Reçakut, Todosijeviq vazhdon të jetë deputet dhe jo në burg

I dënuar me dy vite burg për mohim të Masakrës së Reçakut, Todosijeviq vazhdon të jetë deputet dhe jo në burg

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk pranojnë shantazhe nga Lista Serbe, por Ivan Todosijeviq ka kohë që është dënuar me dy vite burg, por ai vazhdon të jetë deputet.

Tre muaj më parë Gjykata themelore në Prishtinë kishte dënuar Todosjeviqin për mohim të Masakrës së Reçakut.

Sekretari i Kuvendit kishte konfirmuar se janë në procedurë për zëvendësimin e deputetit Todosjeviq.


Por, sot nga Kabineti i Kryeparlamentarit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Por edhe nga KQZ, e institucionet tjera relevante kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se institucionet po tregohen të papërgjegjshme kur është në pyetje kjo çështje.

“Edhe pse Todosjeviqit i është bërë mandati i pavlefshëm, ai vazhdon të merr pagën e deputetit dhe benificionet tjera tash e tre muaj pa të drejtë për shkak të neglizhencës së institucioneve tona për të ndërmarrë veprime që përcaktohen nga nenet e Kushtetutës  por edhe Ligjit për zgjedhje”, tha Yll Zeka për RTV Dukagjinin.

Todosjeviq është dashur të lajmërohet në tetor për vuajtje të dënimit por me kërkesë të tij edhe kjo datë është shtyrë për tre muaj.

Për shkak të dënimit, Todosjeviq nuk është certifikuar si asamblist i zgjedhur në Komunën e Zveçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori