LAJMI I FUNDIT:

Van de Beek është tejet i lidhur me Sanchon – këtë e tregon edhe momenti kur festuan golin pas ndeshjes

Van de Beek është tejet i lidhur me Sanchon – këtë e tregon edhe momenti kur festuan golin pas ndeshjes

Katër muaj pas transferimit, Jadon Sancho duhet të jetë lehtësuar kur shënoi golin e tij të parë për Manchester United në ndeshjen e tyre vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit.

21-vjeçari, i cili kaloi në Old Trafford nga Borussia Dortmund në një marrëveshje prej 85 milionë euro, ka bërë 16 paraqitje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon, por shumica e atyre minutave kanë ardhur nga stoli.


Sancho ishte larg nga një lojtar i rregullt nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, por të martën mbrëma, trajneri i përkohshëm Michael Carrick i dha atij një vend në njëmbëdhjetëshen e parë – dhe anglezi e shpërbleu këtë besim me një gol mahnitës.

Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit
Lexo po ashtu Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit

Sancho dukej i rrezikshëm në krahun e djathtë, duke treguar pamje të formës së tij për Borussia Dortmund kundër skuadrës spanjolle, teksa ishte në aksion me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes dhe Donny van de Beek.

Ishte një natë e mrekullueshme edhe për këtë të fundit, i cili gjithashtu ka luftuar për minutat e ekipit të parë këtë sezon nën drejtimin e Solskjaer.

Nuk festoi Bruno Fernandes, por pjesa tjetër e lojtarëve të United dëgjohen duke e uruar Jadon Sanchon për golin
Lexo po ashtu Nuk festoi Bruno Fernandes, por pjesa tjetër e lojtarëve të United dëgjohen duke e uruar Jadon Sanchon për golin

Ish-mesfushori i Ajaxit, i cili shënoi golin e fundit të epokës së Solskjaer në humbjen 4-1 të javës së kaluar ndaj Ëatford, bëri përshtypje kundër skuadrës së Unai Emery.

Duket se Van de Beek më në fund po shijon futbollin e tij te United dhe pas fishkëllimës së fundit, ai ndau një moment të gëzueshëm me Jadon Sancho; një lojtar me të cilin ka ndarë stolin në disa raste këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori