LAJMI I FUNDIT:

Holanda dërgon pacientët me COVID-19 nëpër spitalet e Gjermanisë

Holanda dërgon pacientët me COVID-19 nëpër spitalet e Gjermanisë

Holanda ka filluar t’i transferojë pacientët e sëmurë me COVID-19 në Gjermani, për të zvogëluar paksa presionin në spitalet e këtij vendi – që po luftojnë me numrin e madh të rasteve ditore me coronavirus.

Një pacient sot është dërguar me autoambulancë nga Roterdami në drejtim të spitalit të Bohumit, rreth 240 kilometra në lindje – e gjatë ditës së nesërme do të dërgohet edhe një tjetër, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Numri i pacientëve me COVID-19 nëpër spitalet e Holandës gjatë javëve të fundit ka arritur nivelin më të lartë që nga maji, kështu që ky numër pritet të rritet akoma duke shkuar në shifra rekord.


E spitalet gjermane në total kanë ofruar 20 shtretër për pacientët nga Holanda, pasi që gjatë valës së kaluar të pandemisë ishin shëruar dhjetëra pacientë holandezë.

Planet e qeverisë holandeze për të ashpërsuar masat anti-COVID, kanë nxitur një sërë protestash ku mbi 170 persona u arrestuan pas përplasjeve të ashpra me policinë – duke i kundërshtuar masat e vëna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori