LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund dëshiron t’i ofrojë rinovim Haalandit, por oferta ka një ‘truk’ në lidhje me klauzolën e tij

Borussia Dortmund dëshiron t’i ofrojë rinovim Haalandit, por oferta ka një ‘truk’ në lidhje me klauzolën e tij

Borussia Dortmund po punon shumë në prapaskenë për të propozuar një kontratë të re për Erling Haaland, por që do të bënte që të ndryshonte klauzolës së tij aktuale të lirimit.

Haaland aktualisht është jashtë fushës për shkak të dëmtimit dhe mund të mungojë deri në fund të vitit.

Kjo nuk i ka ndalur spekulimet pasi një numër klubesh mbeten të interesuara për të blerë 21-vjeçarin.


Manchester City, Manchester United dhe Chelsea kanë qenë të interesuar më parë për sulmuesin që ka 13 gola aktualisht.

Chelsea besohej se ishte më afër transferimit të sulmuesit verën e kaluar, por tarifat e madha të agjentit dhe bonuset, bën që marrëveshja të anulohej.

Haaland ka një klauzolë në kontratën e tij aktuale që mund të largohet për 75 milionë euro plus bonuset në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi norvegjez mbetet nën kontratë me BVB deri në vitin 2024 dhe skuadra e Bundesligës është e etur për të zgjatur qëndrimin e tij.

Sipas Sky aktualisht po përgatit një paketë për të bindur lojtarin të qëndrojë. Klubi është i përgatitur të rrisë pagën e tij nga 8-9 milionë euro në 16-18 milionë euro, por gjithashtu dëshiron që klauzola e blerjes të shtyhet për 12 muaj.

Kjo do të thotë se Dortmundi nuk do të humbasë Haaland për më pak se vlera e tij në treg, e cila mendohet të jetë 150 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, është i vetëdijshëm për interesin për Haaland.

Por ai gjithashtu e di se jo shumë klube mund të përballojnë të gjithë paketën prej 315 milionë eurosh për Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori