LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale e hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Prokuroria Speciale e hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hudhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.

Lajmin për vendimin për hudhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar prokurori special, Milot Krasniqi.

“Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.


Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Në lidhje me këtë, ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë lajmin për hudhjen e së njëjtit.

“Nuk jam në Kosovë, nuk kam njohuri. Nuk e di çka shkruan në atë aktvendim”, ka thënë ai.

Mediumi ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaqi, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë vendim, prandaj edhe nuk mund të komentojë pa e lexuar.

Po ashtu mediumi ka tentuar por nuk ka arritur të kontaktojë me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori