LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e masave anti-COVID në Holandë, policia përdori topa ujë për të shpërndarë turmën – demonstruesit hidhnin gurë mbi ta

Pasojat e masave anti-COVID në Holandë, policia përdori topa ujë për të shpërndarë turmën – demonstruesit hidhnin gurë mbi ta

Protestat kundër masave anti-COVID që i ka vënë qeveria holandeze, kanë eskaluar.

Në fotografitë dhe videot e publikuara mund të shihen demonstruesit duke hedhur gurë mbi policinë në qytetin e Hagës, transmeton Telegrafi.


Kjo ndodhi pasi që policia shkrepi disa plumba paralajmërues për të frikësuar demonstruesit gjatë natës së kaluar në Roterdam, shkruan BBC.

Pesë policë janë lënduar e shtatë persona janë arrestuar. Për ta shpërndarë masën në Hagë, policia përdori topa uji.

E konflikte paksa më të vogla ka pasur në qytetin Urku dhe qytetet e tjera, ku huliganët e futbollit ndërprenë dy ndeshje, ku si pasojë e masave anti-COVID janë zhvilluar pa shikues.

Dhunë dukshëm më pak ka pasur krahasuar me netët e kaluara, kur në “dhunën e orgjisë” siç e quajti kryetari i Roterdamit, me armë zjarri u plagosën tre persona dhe 51 tjerë u arrestuan.

Holanda javën e kaluar u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore, që aplikoi izolimin e pjesshëm për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën tri javë, e planifikohen edhe masa tjera siç është kufizimi i hyrjes në disa lokacione për personat që nuk janë vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori