LAJMI I FUNDIT:

Skauti që zbuloi Modricin: Kur e pashë për herë të parë në Bosnje u trondita me aftësitë e tij edhe pse ishte shumë i vogël

Skauti që zbuloi Modricin: Kur e pashë për herë të parë në Bosnje u trondita me aftësitë e tij edhe pse ishte shumë i vogël

Skauti i njohur italian, Riccardo Pecini, ka zbuluar një numër të madh futbollistësh të famshëm, ndërsa Luka Modricin e vuri re për herë të parë teksa luante në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pecini aktualisht punon si trajner i Spezias në Serie A, por dikur ka punuar si skaut në shumë ekipe futbolli, ku ka zbuluar lojtarë të mëdhenj.


Ndërsa punonte në Tottenham, ai zbuloi Dimitar Berbatov dhe Luka Modricin, ndërsa futbollistin kroat e ka parë për herë të parë kur ishte anëtar i Zrinjskit.

“Kur e pashë për herë të parë, ai luante në Bosnje dhe unë u trondita sepse ai ishte vetëm një fëmijë, pothuajse dy herë më i ri se lojtarët me të cilët luante. Ai ishte një talent i jashtëzakonshëm. Ne e kërkuam atë pas tre viteve ndërsa u rrit”, ka treguar Pecini në një intervistë fantastike për Goal.com.

Pecini luajti një rol kyç në sjelljen e Modric nga Dinamo në Tottenham në vitin 2008, dhe ai bëri një gjë të ngjashme me Dimitar Berbatov.

“Ne folëm disa herë me lojtarin. Kur u desh të merrej vendimi, drejtuesit e Tottenhamit bënë një punë të shkëlqyer për të bindur Dinamon që të na jepte, sepse nuk janë shumë të lehta negociatat”, shtoi trajneri italiani.

Modric ishte në sezonin 2003/2004 luajti në formë huazimi te Zrinjski dhe aty bëri disa ndeshje të shkëlqyera edhe pse ishte vetëm 18 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori