LAJMI I FUNDIT:

Biden për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë: SHBA-ja po e shqyrton këtë mundësi

Biden për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë: SHBA-ja po e shqyrton këtë mundësi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden tha sot se po shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të planifikuara për në muajin shkurt në Pekin.

E gjithë kjo në shenjë proteste ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë. “Është diçka për të cilën ne po mendojmë”, Biden tha para gazetarëve, raporton cnbc.

Një bojkot do të thotë që vetëm atletët amerikanë të shkojnë në lojëra, por jo zyrtarë që përfaqësojnë vendin.


Disa anëtarë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit që vendi të bojkotojë plotësisht Lojërat, ku së bashku me zyrtarët, edhe atletët të mos udhëtojnë drejt Pekinit. Ata dënojnë shtypjen e ujgurëve, komunitet mysliman në provincën Xinjiang, një shtypje që qeveria amerikane e përshkruan si “gjenocid”.

Megjithatë, shumë përfaqësues të të dyja dhomave të Kongresit, duke përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, anëtare e Partisë Demokratike, Nancy Pelosi dhe senatori republikan, Mitt Romney, janë në favor të një bojkoti diplomatik.

Kujtojmë se autoritetet kineze shprehën pakënaqësinë e tyre në muajin maj, kur Nancy Pelosi dha mendimin rreth kësaj teme. Washington Post kohët e fundit raportoi se Shtëpia e Bardhë do ta shpallë vendimin për (mos)bojkot diplomatik deri në fund të muajit nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori