LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton përballjen interesante dhe dramatike ndaj Pejës

Trepça fiton përballjen interesante dhe dramatike ndaj Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Trepça ka mundur në udhëtim Pejën me rezultat 87-93 (20:28, 33:23, 25:18, 9:24), në kuadër të javës së 11-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por në fund të çerekut të parë mysafirët shkëputen duke e përmbyllur këtë pjesë me rezultat 20:28.


Verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe nga minus dhjetë pikë (22:32), duke kaluar në epërsi 35:34, dhe më pas do të zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 53-51.

Lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën e tretë, që ishte e barabartë, por në fund të kësaj pjese, shkëputet Peja që arrin epërsinë më të lartë deri në ato momente 78:69, që ishte rezultati pas 30 minutash lojë.

Ndeshje me rikthime u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur pas epërsisë së Pejës 80:72, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, për të kaluar në epërsi 80:90. Ata ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87-93.

Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Tyron White me 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Trepça u dallua Taurus Cockfield me 25 pikë.

Peja ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça mbetet lidere me nëntë fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori