LAJMI I FUNDIT:

Gates flet sërish për coronavirusin, thotë se deri në verë do të ketë më pak vdekje sesa ato të shkaktuara nga gripi sezonal

Gates flet sërish për coronavirusin, thotë se deri në verë do të ketë më pak vdekje sesa ato të shkaktuara nga gripi sezonal

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është deklaruar sërish lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Miliarderi amerikan pretendon se deri kah mesi i vitit të ardhshëm, COVID-19 do të shkaktoj më pak raste të vdekjeve sesa një grip i zakonshëm, transmeton Telegrafi.


“Në kulmin e imunitetit natyrore, imunitetit të arritur falë vaksinave kundër coronavirusit dhe terapive të reja, përqindja e vdekjeve do të duhej të bie në mënyrë drastike”, tha Gates për Bloomberg, duke theksuar se vera e vitit do të ardhshëm do të duhej të sillte ndryshim.

Në fakt, ai konsideron se çështja e furnizimit me vaksina do të zgjidhet kah mesi i vitit të ardhshëm. Gjithashtu, kompanitë farmaceutike Mark dhe Pfizer kanë zhvilluar tabletat kundër coronavirusit, e pikërisht për këtë Gates beson se do të ndikojnë që të sëmurët të marrin terapinë e nevojshme.

“Nga imuniteti natyral, ai me vaksina dhe tableta, do të mund të rritim numrin e antitrupave që deri më tani nuk kemi mundur, e përqindja e vdekjeve deri në verën e ardhshme do të bie nën nivelin e mortalitetit që e shkakton gripi sezonal. Deri atëherë, edhe aktivitetet ekonomike do të duhej t’i ktheheshin normalitetit dhe të punohet me kapacitet të plotë”, shtoi Gates.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi, derisa mbi 258 milionë tjerë janë infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori