Pagesat administrative të shtuara me Udhëzimin e ri Administrativ, për studentët e regjistruar në universitete publike në Kosovë kanë nxitur reagimin e studentëve të cilët më shumë se një muaj më parë morën lajmin nga Qeveria e Kosovës se arsimi për nivelin e lartë do të jetë falas.
Deri tani, studentët e universiteteve publike nuk paguanin për të hyrë në provimet në nivelin bachelor, por me udhëzimin e ri administrativ ata duhet të paguajnë një euro për secilin provim që e paraqesin për herën e dytë e tutje.
Po ashtu, secili studentë që përsërit semestrin, duhet të paguaj tarifën e paraparë sipas këtij UA.
Studentët po ankohen se tani po shpenzojnë më shumë sesa që po kursehen, për shkak të pagesës së provimeve.
Jeton Deliu përfaqësues i organizatës “Unioni Demokratik Studentor”, një deklaratë me shkrim për Telegrafin ka thënë se e kanë mirëpritur vendimin për arsim publik falas, por janë zhgënjyer pasi kanë parë se u janë shtuar pagesa që nuk i kanë bërë më parë.
“Ne si organizatë studentore e kemi mirëpritur vendimin fillestar për arsim publik falas, mirëpo jemi kundër pagesave që janë shtuar e që nuk kanë ekzistuar më parë. Ne ndihemi të mashtruar nga Qeveria sepse në shtator u prezantua vendimi për arsimi publik falas, kurse Udhëzuesi Administrativ parasheh pagesa të tjera, që parimisht nuk ka kurrfarë lehtësimi për studentët”, tha Deliu për Telegrafin.
Tutje, ai ka treguar se para këtij vendimi, studentet e nivelit master kanë paguar për çdo provim 2.5 euro (shto këtu 0.50 euro provizione) ndërsa në bachelor nuk kanë paguar për provime.
“Edhe pse të gjithë studentët ju gëzuan lajmit se tanimë nuk do ketë pagesa të tilla, Udhëzuesi i ri Administrativ i ka lënë ne fuqi pagesat për provime të nivelit master si dhe ka shtuar pagesa për nivelin bachelor prej 1 euro për çdo provim që paraqitet për herë të dytë e tutje (shto këtu 0.50 për provizione)”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se si Union Demokratik Studentor kërkojnë të largohen këto pagesa dhe të realizohet vendimi për arsim publik falas ashtu siç u prezantua fillimisht nga Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit.
Në anën tjetër, përveç reagimit publik nga Parlamenti Studentor kanë bërë edhe një hap më përpara duke kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit që pagesa e provimeve të hiqet.
Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi ka thënë për Telegrafin se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh do të vazhdojnë me reagime të tjera derisa të arrijnë qëllimin.
“Ne kemi reaguar për Udhëzimin Administrativ, i kemi dërguar email ministrisë, deri më tani nuk na janë përgjigjur. Nëse nuk na përgjigjen do të shkojmë me masa tjera, do të bëjmë reagime që vijnë nga studentët në mënyrë demokratike dhe legale”, tha Fatlind Azizi, nënkryetar i Parlamentit Studentor.
Të vetmit që deri më tani kanë marrë një përgjigje nga MASHTI janë përfaqësuesit e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim”.
Kërkesës së tyre për të hequr tarifën e pagesës së provimeve, MASHTI i është përgjigjur shkurt se është duke e shqyrtuar kërkesën.
Getoar Sylaj, sekretar i Organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” ka thënë se kanë bërë kërkesë që të hiqet vetëm pagesa e provimeve në nivelin bachelor, pasi sipas tyre është vendim i mirë që studentët të paguajnë nëse e humbin vitin, për shkak se nëse gjithçka do të ishte falas, dot ë humbte edhe interesimi.
“Kërkesën e kemi bërë për pagesa të provimeve, jo për semestër, sepse tek puna e semestrit mendojmë se është e drejt të ketë pagesë për ata që humbin vitin, për shkak se me i pagu të gjitha, humbë edhe interesimi, por tek puna e provimeve, mendojmë se nuk duhet të ketë pagesa”, tha ai.
Po ashtu, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, kanë thënë për Telegrafin se këtë kërkesë janë duke e shqyrtuar si edhe çdo kërkesë tjetër.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pranuar kërkesën e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” me datën 15.11.2021. Si çdo kërkesë tjetër, MAShTI është duke e shqyrtuar edhe këtë kërkesë e cila ka të bëjë me ndryshimin e UA nr. 09/2021 Aplikimi i pagesave të studentëve në institucioneve publike të arsimit të lartë”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.
Ata nuk kanë dhënë një datë se kur do të kthejnë përgjigje dhe nëse do të ndryshohet UA, që obligon studentët të paguajnë për hyrje në provime për herën e dytë e tutje në nivelin bachelor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasje në tentativë në Morinë, shtetasi i Shqipërisë raporton se persona të panjohur e kanë plagosur
Nesër në Tetovë do të hapet ekspozita “Tingujt Vizuel” e piktores nga Kosova, Liridona Gjuka Bogu
Vjedhje grabitqare në një dyqan në Prishtinë, marrin disa produkte ushqimore dhe sulmojnë punëtorin e sigurimit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri