Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë janë të mira por se ne mund t’i rrisim edhe më tej.
Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti pas takimit me homologun e tij Andrej Plenkoviq, duke shtuar është i gatshëm të bashkëpunojë në fushën e biznesit.
“Folëm për zbatimin e 12 marrëveshjeve që kemi si dhe 7 marrëveshjeve që shpresojmë që t’i intensifikojmë së shpejti. Biseduam për mundësinë dhe potencialin që kanë te dy vendet për bashkëpunim bilateral, që do të siguroj ringjallje më të shpejtë nga kriza, duke përfshirë dhe ngritjen e investimeve si dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se synimi i Kosovës është krijimi i një mjedisi më të favorshëm për të tërhequr investitorët potencial.
“Një nga synime tona është krijimi i një mjedisi më të favorshëm për të tërhequr kompanitë dhe investitorët potencial në mënyrë që të krijojmë ekonomi më të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona [ekonomike] janë të mira, por ne mund t’i rrisim edhe më tej. Kryeministri Plenkoviq ka ardhur së bashku me drejtues të korporatave më të fuqishme në Kroaci të cilat udhëheqin në fushën e energjisë, telekomunikacionit dhe odave ekonomike atje”, ka shtuar ai.
“Në frontin ekonomik jemi të bindur se mund të punojmë së bashku si në fushat e biznesit, pastaj në shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes, të konsumatorit, anti-dumping dhe instrumenteve të tjera të tregut”, përfundon Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Lajme nga Cinestar Megaplex: If Weekend me 11 dhe 12 Maj
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?