LAJMI I FUNDIT:

Kurti bashkë me Bulliqin shëtisin në sheshin e Podujevës

Kurti bashkë me Bulliqin shëtisin në sheshin e Podujevës

Kryeministri i vendit dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një ditë para garës së balotazhit për kryetarë të komunave është parë në Podujevë i shoqëruar nga Shpejtim Bulliqi – kandidat i partisë së tij për kryetar të kësaj komune.

Në fotografitë e postuara nga Shpejtim Bulliqi, në rrjetin e tij social Facebook, ai shihet bashkë me Kurtin dhe aktivistë të këtij subjekti politik duke shëtitur nëpër sheshin e këtij qyteti.

Ata gjithashtu kanë qëndruar në një lokal të Podujevës, transmeton Telegrafi.


“Ecje përgjatë sheshit të qytetit me kryeministrin Kurti, ku edhe u ndalëm për një kafe rasti”, ka shkruar Bulliqi.

Lideri i LVV-së, Kurti të premten nuk ishte i pranishëm në tubimet përmbyllëse për balotazhin e të dielës, pasi mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Të dielën në Kosovë zhvillohet gara e balotazhit për kryetar në 21 komuna, kurse vendi është në heshtje zgjedhore. /Telegrafi/