LAJMI I FUNDIT:

Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për Greqi, Shala dhe Vojvoda besojnë në rezultat pozitiv

Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për Greqi, Shala dhe Vojvoda besojnë në rezultat pozitiv

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes për në Athinë.

Stërvitja e sotme ka qenë mjaft intensive, ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, me përjashtim të portierit Visar Bekaj, i cili pushoi për shkak të një shqetësimi të lehtë në shpinë.

“Përkushtimi i futbollistëve ishte maksimal, derisa tashmë është rikthyer edhe energjia pozitive, pas zhgënjimit të përjetuar me humbjen e miqësores ndaj Jordanisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Përveç ushtrimeve të zakonshme fizike dhe lojës në gjysmëfushë, përzgjedhësi Gliha ka punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.

Ndërkohë, Herolind Shala dhe Mërgim Vojvoda pas stërvitjes së sotme kanë thënë se zhgënjimi i humbjes është lënë pas shpine dhe tashmë janë të përqendruar për të dhënë maksimumin për paraqitje sa më të mirë në Athinë dhe për përmbyllje të këtij cikli kualifikues me rezultat pozitiv, gjë e cila do të ndikonte në moralin e ekipit për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve, që nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Dardanët nisen nesër në mëngjes drejt kryeqytetit grek, ku pasdite do ta zhvillojnë stërvitjen në stadiumin olimpik “Spyros Louis”, në të cilin të dielën do të përballen me Greqinë, në ndeshjen e përmbyllëse të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Kalo në kategori