LAJMI I FUNDIT:

Tre yje të Milanit drejt rinovimit, fatura e pagave në klub do të shkojë në 80 milionë euro

Tre yje të Milanit drejt rinovimit, fatura e pagave në klub do të shkojë në 80 milionë euro

Milani është në bisedime për të vazhduar kontratat me Theo Hernandez, Ismael Bannacer dhe Rafael Leao, ku klubit pritet  t’i kushtojnë me miliona euro, ndërsa faktuara e pagave në klub do të shkojë në 80 milionë euro.

Të tre lojtarëve kontratat e tyre iu skadojnë në qershor 2024, por kuqezinjtë janë në nxitim për të zgjatur qëndrimin e tyre në “San Siro”.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Milani dëshiron që ata të nënshkruajnë kontrata të reja deri në vitin 2026. Bisedimet paraprake mes palëve tashmë kanë filluar.


Theo mund ta shohë pagën e tij të trefishuar, duke pasur parasysh se ai aktualisht paguhet 1.5 milion euro në sezon, ndërsa pritet t’i bëhet 4 milionë euro në vit plus bonuset.

Paga e re e Leaos mund të rritet në 3 milionë euro në vit nga 1.4 milionë euro sa merr aktualisht.

Sipas raportit, fatura e pagave të Milanit do të rritet me 80 milionë euro sapo treshja të zgjasë qëndrimin.

Simon Kjaer ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me Milani  dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe trajneri Stefano Pioli në muajt në vijim.

Megjithatë, Milani duket se do të humbasë Franck Kessien, i cili thuhet se ka kërkuar 9 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij që skadon në qershor 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori