LAJMI I FUNDIT:

Ushqim i përbashkët në stërvitje, rikthimi i gjobave, ndalimi i aktiviteteve të rrezikshme – 10 rregullat e rrepta të Xavit te Barcelona

Ushqim i përbashkët në stërvitje, rikthimi i gjobave, ndalimi i aktiviteteve të rrezikshme – 10 rregullat e rrepta të Xavit te Barcelona
(Fotomontazh: Daily Mail)

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka humbur për ta vendosur autoritetin e tij te klubi, duke bërë një listë prej dhjetë rregullave të rrepta në përpjekje për t’i kthyer katalunasit në majën e futbollit.

Legjenda spanjolle e zëvendësoi Ronald Koemanin duke e marrë skuadrën në një situatë kur ndodhet në vend të nëntë në tabelën e La Ligas.

Dhe në përpjekje për t’i kthyer Blaugranët aty ku kanë qenë në të kaluarën, Xavi ka caktuar një listë prej ‘10 udhëzimesh’ këtë javë që është bërë publike nga AS, ndërsa lojtarët janë të obliguar që ta zbatojnë pa kurrfarë përjashtimi.



Dhjetë rregullat strikte të Xavit

1) Futbollistët duhet të arrijnë një orë e gjysmë më herët për stërvitje

2) Stafi duhet të arrijë dy orë më herët për stërvitje

3) Lojtarët duhet të hanë ushqim brenda objekteve të fushës stërvitore

4) Gjobat janë rikthyer

5) Gjobat do të jenë më të rënda për ata që i përsëritin

6) Futbollistët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës kur ndeshja është më pak se 48 orë larg

7) Duhet të stërviten mirë për të qenë pjesë e skuadrës

8) Kontrollimi i angazhime jofutbollistike ose mbikëqyrja e rrezikut nga një pjesëtar i stafit trajnues

9) Ndalohen aktivitetet me rrezik të lartë

10) Shfaqje e vazhdueshme e imazhit pozitiv


Derisa nën urdhrat e Koeman, futbollistët duhej të arrinin në stërvitje 30 minuta më herët, nën regjimin e trajnerit të ri, ata duhet të jenë në fushën stërvitore 90 minuta më herët që të përgatiten për t’i filluar stërvitjes, derisa stafi duhet të jetë i pranishëm 120 minuta më herët.

Ka qenë praktikë e të kaluarës që lojtarët të zgjidhnin ku të janë drekë, në objektet e fushës stërvitore apo të shkonin në shtëpi e diku tjetër menjëherë pas stërvitjeve, por rregulli i Xavit është që të gjithë lojtarët të hanë ushqim bashkë në Cuitat Esportiva.

Dieta është shumë e rëndësishme, prandaj trajneri beson se duke i ngrënë ushqimet e duhura, lojtarët do të mbrohen nga lëndimet dhe do t’i përmirësojnë përgatitjet fizike për ndeshjet.

Që nga largimi i Luis Enriques, nuk ka pasur gjoba te Barca. Xavi i ka rikthyer ato. Për më shumë, në rast të përsëritjes së shkeljeve, gjobat do të rriten dukshëm.

Futbollistët duhet t’i kufizojnë aktivitetet e tyre josportive që është një rregull e panegociueshme. Nëse kanë më pak se 48 orë para një ndeshjeje, lojtarët nuk guxojnë të vonohen në shtëpi pas mesnate, në mënyrë që të jenë në gjendje sa më të mirë para takimit.

Në rast se ndonjë aktivitet josportiv fillon të ndikojë në lojën e tyre, atëherë futbollisti i caktuar do të mbikëqyret nga një anëtar i stafit trajnues.

Pas ardhjes në fuqi të rregullave të reja, qendërmbrojtësi veteran, Gerard Pique, e anuloi një intervistë të planifikuar televizive, në mënyrë që të fokusohet në futboll.

Rregullat strikte të Xavit: Anulon paraqitjen e planifikuar televizive të Piques
Lexo po ashtu Rregullat strikte të Xavit: Anulon paraqitjen e planifikuar televizive të Piques

Njëherësh, disa aktivitete “të rrezikshme’ janë ndaluar tërësisht dhe futbollistëve u është thënë se e kanë të ndaluar surfimin ose vozitjen e biçikletave elektrike, për shkak të frikës se mund të lëndohen.

Nëse një lojtar shpallet fajtor për një veprim të tillë, rasti do t’i bartet menjëherë departamentit ligjor të klubit dhe do të konsiderohet si shkelje flagrante e kontratës.

Dy rregullat e fundit të ’10 udhëzimeve’ të Xavit kanë të bëjnë me imazhin dhe meritokracinë. Futbollistë duhet të jenë shembull për sjellje dhe model për tifozët, ndërsa rregulli i fundit e bën të qartë se skuadra duhet të stërvitet sikurse është në një lojë zyrtare.

“Vetëm ata që stërviten më mirë dhe kanë përkushtimin më të madh në punë do ta kenë opsionin për të qenë startues (në ditën e ndeshjeve)”, thotë rregulli.

Xavi do të shpresojë që rregullat e reja do të ndikojnë për të ndalur rënien e mëtejme të Barcelonës në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve duke dashur ta rikthejë nivelin nga koha kur ai ishte pjesë e ekipit si futbollist aktiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori