LAJMI I FUNDIT:

Trepça nuk ndalet, Drita pa fitore në Superligë

Trepça nuk ndalet, Drita pa fitore në Superligë

Trepça ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 118:69 (32:17, 28:16, 30:14, 28:22), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, me një seri prej 10:2 dhe ishin në epërsi në çerekun e parë, që në fund e përmbyllën me 15 pikë dallim, 32:17. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë, ku katër minuta nga fundi i pjesës së parë, ngritën epërsinë në 20 pikë dallim 47:27, e më pas e shtuan edhe më tej, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 60:33.


‘Xehetarët’ vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa gjilanasit nuk kishin zgjidhje për lojën e tyre.

Në periodën e tretë, epërsia u ngrit deri në 45 pikë, 90:45, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 90:47. Dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet, ku fituesi dihej dhe Trepça triumfoi me rezultat 118:69.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 20 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield Jr me 15 pikë, Amin Hot, Burim dhe Samir Zekiqi me nga 14 pikë dhe Gerald Blackshear me 11 pikë e 10 kërcime, ndërsa te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 16 pikë, Isaiah Johnson me 15 dhe Bardh Jakupi me 14.

Trepça mbetet lidere me tetë fitore dhe dy humbje, ndërsa Drita ka 10 humbje në dhjetë ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori