LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Japoni

Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet me fuqi 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot juglindjen e arkipelagut japonez Ryukyu.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash, rreth 312 kilometra në jug të Nahas, në ishullin Okinawa, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, raporton Reuters.

Së paku deri më tani, nuk raportohet për viktima në njerëz ose dëme materiale. /kp/Telegrafi/