Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se për dekada kryeqyteti është qeverisur nga një mentalitet i ngushtë.
Rama përmes një opinioni të publikuar thotë se në Prishtinë ka pasur vetëm intervenime të vogla.
“Me rezultatin e rundit të parë, dhe me matjet që kemi bërë tani, unë kam kuptuar se shumica e qytetarëve të Prishtinës e kanë bërë kapërcimin e madh; se ata kanë guxuar të besojnë që Prishtina mund të transformohet. Dhe kjo mua më përmbushë më shumë se çdo gjë tjetër. Triumfi në këtë garë do të më jap mundësinë që ta bëjmë Prishtinën një qytet të ëndrrave, por kur e di që këtë do ta bëj bashkë me qytetarët e Prishtinës – të cilët guxuan të besojnë që mund t’ia dalim – kjo do të ma shtojë vullnetin që të mos ndalem asnjëherë”, thotë Rama.
Për më shumë, opinioni i plotë nga Përparim Rama:
Për dekada, Prishtina është qeverisur nga një mentalitet i ngushtë, ku menaxhimi është karakterizuar vetëm nga intervenime të vogla, nga ndryshime sipërfaqësore, e nga një orientim drejt administrimit pasiv të problemeve kundrejt transformimit rrënjësor të qytetit. Unë kam parë se kjo mendësi – përveçqë na ka humbur shumë vjet – ka bërë që shumë qytetarëve edhe t’u humbë shpresa se Prishtina mund të transformohet në një qytet modern. Atyre u është ngulitur përshtypja se Prishtina është një qytet i parregullueshëm.
Unë kam bashkëndjerë me këtë pesimizëm që mbizotëronte para se të fillonim fushatën. Pas shumë premtimeve të thyera, e zhgënjimit kolektiv, banorët e Prishtinës kanë pasur çdo të drejtë të jenë skeptik ndaj politikës, në përgjithësi, e ndaj meje, në veçanti. Megjithëkëtë, asgjë nuk do ta justifikonte pranimin që Prishtina s’mund të transformohet në një qytet i cili do të na bëjë krenar të gjithëve. Prandaj unë kam kuptuar se misioni im i parë është ta kthej shpresën; t’i bind banorët e Prishtinës të guxojnë për të ëndërruar për një qytet me karakter unik në botë.
Gjatë fushatës, shumë miq më kanë thënë që s’është politikisht e dobishme për mua të propozoj projekte të mëdha transformuese të qytetit. Sipas tyre, do të ishte e vështirë që t’i bind qytetarët se një transformim i tillë i Prishtinës është i mundshëm. Por për mua ajo qasje ishte e papranueshme. Unë kam refuzuar të braktisë besimin tim që Prishtina mund të transformohet në një qytet të mrekullueshëm – besim që më ka shtyrë ta nisë këtë rrugëtim – për t’iu përshtatur ambientit aktual.
Kur i hyn një gare bashkë me dikë – siç e kam nisur unë me qytetarët e Prishtinës – ti duhet të ndash me ta edhe ëndrrat. Për mua, ngadhënjimi në këtë garë do të ishte i mangët nëse do të arrihej pa bindjen e bashkëudhëtuesëve të mi se ne mund ta bëjmë Prishtinën një qytet modern me karakter unik në botë. Prandaj unë nuk kam bërë kompromis me besimin se vizioni im është i mundshëm. Ose do të ngadhënjeja duke i bindur qytetarët e Prishtinës se ata duhet të guxojnë për një qytet që do të na bëjë krenarë të gjithëve, ose fitorja s’më duhej asgjë.
Me rezultatin e rundit të parë, dhe me matjet që kemi bërë tani, unë kam kuptuar se shumica e qytetarëve të Prishtinës e kanë bërë kapërcimin e madh; se ata kanë guxuar të besojnë që Prishtina mund të transformohet. Dhe kjo mua më përmbushë më shumë se çdo gjë tjetër. Triumfi në këtë garë do të më jap mundësinë që ta bëjmë Prishtinën një qytet të ëndrrave, por kur e di që këtë do ta bëj bashkë me qytetarët e Prishtinës – të cilët guxuan të besojnë që mund t’ia dalim – kjo do të ma shtojë vullnetin që të mos ndalem asnjëherë.
Tani, unë nuk kam dyshim se ne do të triumfojmë në këtë garë. Dhe unë e di që një ditë ne do të shikojmë mbrapa në ditën kur vendosëm që t’iu themi jo atyre që i përqeshën ëndrrat tona dhe kërkuan nga ne të pranojmë të kemi një qytet mediokër. Unë e di që një ditë ne do të shikojmë mbrapa në ditën kur besuam se mund t’ia dalim mbanë për ta transformuar Prishtinën në një qytet modern dhe me karakter unik në botë.
Tani ka ardhë koha që edhe ti të na bashkangjitesh. Bëhu pjesë e rrugëtimit për transformimin e Prishtinës në një qytet me të cilin do të krenohemi të gjithë. Bëhu pjesë e fitores së madhe e cila do të jetë për të gjithë, por mbi të gjitha bëhu pjesë e komunitetit të njerëzve që zgjodhën të besojnë se Prishtina s’mund të jetë një qytet i zakonshëm dhe se ajo meriton të shndrrohet në një qytet me karakter unik në botë.
Bashkë, për të gjithë. Për Prishtinën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë