LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Gjilan, policia sekuestroi edhe marihuanë në vendin e ngjarjes

Vrasja në Gjilan, policia sekuestroi edhe marihuanë në vendin e ngjarjes
Foto: Ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në qytetin e Gjilanit saktësisht në lagjen “Arbëria”. Mbrëmë janë  arrestuar pesë persona në lidhje me këtë vepër penale.

Kurse policia ka dhënë detaje të reja  në lidhje me këtë rast. Sipas policisë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar edhe sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe një pistoletë.

Vrasja në Gjilan dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona
Lexo po ashtu Vrasja në Gjilan dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona

“Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar.


Ndërsa në vendin e ngjarjes,  është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona” bënë të ditur policia.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer vrasje të rëndë

Të pandehurit e sipërshënuar me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori