LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Gjilan dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona

Vrasja në Gjilan dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona

Një vrasje e rëndë mbrëmë ka tronditur qytetin e Gjilanit. Prokuroria thotë se ka dyshime që vrasja ka ndodhur për borxh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer vrasje të rëndë.


Ekziston dyshimi i bazuar se më 08 Nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R., në atë mënyrë që të pajisur me dy lloje të armëve të zjarrit, kanë gjuajtur shtatë (7) herë në drejtim të njërit tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur i ndjeri E.R., ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe i pandehuri V.H., i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë.

Të pandehurit e sipërshënuar me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është tronditur pas ak​tit të vrasjes së një personi dhe të plagosjes së një tjetri në Gjilan, gjatë ditës së hënë.

Përmes një reagimi, Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori