LAJMI I FUNDIT:

Dodik pas takimit me Erdoganin: Forca nuk mund t’i zgjidh problemet

Dodik pas takimit me Erdoganin: Forca nuk mund t’i zgjidh problemet

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik u takua sot në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në takim, siç deklaroi Dodik, u tha “se kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem”.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat politikani serb theksoi se janë pajtuar që paqja nuk ka alternativë, raporotn klix.ba.


“Kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar këtë temë. Erdogan është i njohur me situatën në Bosnje dhe kjo ishte një mundësi për t’ia paraqitur atë nga këndvështrimi ynë. Ne kërkojmë mirëkuptim për proceset politike”, tha Dodik.

Ai theksoi se është e nevojshme të vendoset dialog për të gjitha çështjet e hapura “Vullneti i mirë i Vuçiqit, Erdoganit dhe Milanoviqit mund të jetë i dobishëm, por të gjithë të tjerët duhet të pajtohen për këtë”, ka theksuar Dodik, raporton trt.

Ndërkohë, presidenca turke nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me takimin vetëm ka publikuar fotografi të takimit që zgjati dy orë.

Republika Serbe ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Dodik është duke kërcënuar edhe me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Republika Serbe së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Përfaqësuesi i tanishëm i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se ky vend mund të rrëshqasë drejt një konflikti të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Kalo në kategori