LAJMI I FUNDIT:

Cili është dallimi midis diabetit tip 1 dhe tip 2? Ç’është diabeti gestacional?

Cili është dallimi midis diabetit tip 1 dhe tip 2? Ç’është diabeti gestacional?
Dr. Rreze Serhati Morina, endokrinologe

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722

Diabeti përfshin një grup të çrregullimeve të cilat ndikojnë në mënyrën se si organizmi e shfrytëzon glukozën.

Glukoza ka rëndësi jetike, sepse është burim i rëndësishëm i energjisë për qelizat e organizmit, sidomos të muskujve dhe trurit.


Shkaku i diabetit dallon varësisht nga tipi (i diabetit), por efekti përfundimtar është niveli i rritur i sheqerit në gjak. Niveli i rritur i sheqerit shkakton probleme serioze shëndetësore.

Shumë njerëz janë konfuz se çfarë tipi të diabetit kanë, diabetin Tip 1 apo Tip 2. E rëndësishme është që të dy llojet e diabetit janë sëmundje serioze. Niveli i lartë i glikemisë mund të shkaktojë komplikime serioze të shëndetit, pa marrë parasysh a keni diabeti Tip 1 apo Tip 2.

Cilindo Tip të diabetit ta keni, duhet të merren hapa të duhur për menaxhimin e tij.

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi dhe e ka për detyrë që glukozën ta fut brenda qelizave ku do të shfrytëzohet për energji.

Diabeti tip 2 është forma më e shpeshtë e diabetit (95% të rasteve). Në këtë rast ose nuk prodhohet mjaftueshëm insulinë ose qelizat janë insulinë rezistente dhe si rrjedhojë rritet glukoza në gjak. Ky lloj i diabetit zhvillohet tek të rriturit.

Diabeti tip 1 që njihet edhe si diabeti juvenil është më i rrallë (5%) dhe zakonisht haset te fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë rast pankreasi nuk prodhon insulinë, prandaj rritet glukoza në gjak.

Diabeti gestacional është diabet i cili shfaqet vetëm te shtatzënat (tek gratë që përpara shtatzënisë nuk ishin diabetike).

Në këtë rast pas javës së 24 të shtatzënisë rritet glukoza në gjak, por kjo gjendje mund të menaxhohet me dietë të shëndetshme, ushtrime fizike dhe në disa raste edhe me barna.

Pas lindjes niveli i glukozës normalizohet.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori