LAJMI I FUNDIT:

Recetë për lakër të ëmbël me mish të terur: Një drekë e shijshme që do të kënaqë të gjithë familjen

Recetë për lakër të ëmbël me mish të terur: Një drekë e shijshme që do të kënaqë të gjithë familjen

Lakra e ëmbël është jashtëzakonisht e shijshme, ndërsa mishi i terur i japin një shije të veçantë të cilës askush nuk mund t’i rezistojë

Ata që pretendojnë se nuk u pëlqen lakra e ëmbël do ta provojnë gjithashtu të përgatitur në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:


▪ 2 kg lakër
▪ së paku 350 g mish të terur
▪ 500 ml lëng domate
▪ 2 qepë
▪ 1 karotë
▪ 4 thelpinj hudhra
▪ kripë, piper
▪ 1 lugë spec të kuq (i bluar)
▪ 3 lugë yndyrë
▪ 2 lugë uthull
▪ erëza për shije

Përgatitja:

Qitni ujë dhe uthull në një tenxhere më të thellë, pastaj vendosni brinjë. I zieni për rreth 15 minuta, i kulloni dhe i shpëlani me ujë të vakët.

Pritini lakrën, qepën dhe hudhrën në kube, dhe karotën në shkopinj.

Vendoseni yndyrën në tenxhere dhe ngroheni, pastaj vendosni qepën dhe hudhrën të ziejnë me pak ujë.

Kur qepa të marrë ngjyrë të artë, vendosni gjysmën e lakrës së prerë në feta, shkopinjtë e karotës, hidhni gjysmën e erëzave, radhisni mishin e terur, pastaj shtoni pjesën tjetër të lakrës, së cilës gjithashtu do t’i hidhni erëza.

Hidhni të gjithë lëngun e domates dhe ujin për t’u njomur, pastaj vendosini të ziejnë. Kur lakra të jetë zbutur, hidhni më shumë ujë.

Zieni lakrën për rreth 40 minuta, pa e trazuar, në një temperaturë mesatare.

Shërbejeni me bukë të bërë në shtëpi.

Ju bëftë mirë.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!

Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!

Nga duart tua
Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Nga duart tua
Mish me bamje

Mish me bamje

Pjata kryesore
Speca me vezë

Speca me vezë

Kuzhina
Si duhet të ruhet fasulja

Si duhet të ruhet fasulja

Nga duart tua
Makarona me fruta deti

Makarona me fruta deti

Kuzhina
Kalo në kategori