LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në SHBA: Kosova është më e përgatitur ushtarakisht falë bashkëpunimit me Iowa-n

Gërvalla në SHBA: Kosova është më e përgatitur ushtarakisht falë bashkëpunimit me Iowa-n

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në shtetin e Iowa-s, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Iowa-s në sektorin e mbrojtjes.

Delegacioni i Kosovës po zhvillon takime me përfaqësues të lartë institucional të këtij shteti dhe janë duke marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me qëllim të shënimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat që nga viti 2011 janë duke punuar ngushtë në mënyrë që FSK-ja të rritë aftësitë e veta ushtarake në reagimin ndaj fatkeqësive dhe menaxhimin e emergjencave”.

Gjatë ditës së sotme janë pritur në takim nga guvernatorja e Iowa-s Kim Reyndols, transmeton Telegrafi.


Në takim janë theksuar raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Iowa-s të cilat janë të përkthyera në një sërë aktivitetesh të përbashkëta në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe.

“Me këtë rast ministrja Gërvalla ka falënderuar guverantoren Reynolds për partneritetin dhe ka nënvizuar se Republika e Kosovës sot është më e përgatitur ushtarakisht falë kësaj dekade bashkëpunimi mes të dyja vendeve. Krahas sektorit të mbrojtjes, ky partneritet ka thënë se shtrihet edhe në fusha të tjera në kuadër të shumë marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit e ekonomisë që kanë të dyja shtetet simotra. Gjithashtu ka përmendur edhe projektet e binjakëzimit të qyteteve si tejet pozitive dhe ka theksuar përkushtimin e Kosovës, që të thelloj edhe më tej partneritetin dypalësh. Konkretisht kanë biseduar për mundësi të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga MPJD.

Më tej, në komunikatë thuhet se “delegacioni i Kosovës i përcolli guverantores Reyndols ftesën e presidentes së vendit për të marrë pjesë në festimet e këtij 10 vjetori që do të mbahen në Prishtinë, të cilën e pranoi me kënaqësi”.

“Në ambientet e konsullatës së Kosovës në Iowa, zhvilluan takim me senatorin Zach Nunn dhe senatoren Annette Sweeney. Palët biseduan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përpjekjet e Kosovës në drejtim të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. U bisedua për rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në sektorin e agrokulturës, arsimit e biznesit”.

Delegacioni pati takim edhe me përfaqësues nga komuniteti i biznesit te Iowa-s në një organizim të organizatës për çështje ekonomike “The Greater Des Moines Partnership”.

Në këtë takim, kryediplomatja e Kosovës foli për klimën e përshtatshme të të bërit biznes në Kosovë dhe angazhimin e Qeverisë së re në forcimin e sundimit të ligjit si parakusht për tërheqje të investimeve të huaja. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Gërvalla njoftoi se Kosova gëzon rritje ekonomike solide në vazhdimësi në këto dhjetë vitet e fundit.

“Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të nënshkruar me BE-në, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, por edhe kosto më të ulët të punës për shkak të një popullsie të re që ka”, ka shtuar ajo, duke përmendur edhe lehtësirat në fushën e taksave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori