LAJMI I FUNDIT:

Mes lotëve në sy dhe emocioneve Xavi i thotë lamtumirë Al-Sadd

Mes lotëve në sy dhe emocioneve Xavi i thotë lamtumirë Al-Sadd

Tashmë është çështje orësh, pasi nga Katari vijnë fotot lamtumirëse të Xavi Hernández me Al-Sadd, ku nuk kanë munguar lotët e trajnerit pas përshëndetjes me lojtarët.

Skuadra e Katarit zyrtarizoi në mëngjes me një deklaratë se ishte arritur një marrëveshje për lamtumirën e Xavit pasi Barcelona do të paguajë klauzolën e tij.

FC Barcelona ende nuk e ka zyrtarizuar, pasi janë në pritje të zgjidhjes se kush dhe si do të paguhet klauzola, pastaj Xavi do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit Blaugrana.


Xavi ka ngrënë drekën e fundit me të gjithë anëtarët e Al-Sadd ku edhe iu tha lamtumirë, duke u larguar pas qëndrimit nga viti 2015, kur ishte larguar nga Barcelona.

Xavi dukej i prekur në fotot e publikuara në Twitterin zyrtar të Al-Sadd.

Katër sezone si lojtar dhe dy si trajner për skuadrën e Katarit, kanë bërë që Xavi të krijojnë miqësi të mëdha përtej lidhjeve futbollistike.

Trajneri i ri i Barcelonës është larguar përfundimisht nga ambientet e Al-Sadd në pritje të zyrtarizimit të njoftimit të FC Barcelona./Telegrafi/