Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të enjten një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e kujtdo me një pozicion kyç drejtues në DarkSide, një organizatë e krimit kibernetik që FBI ka thënë se është me bazë në Rusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, FBI ka thënë se DarkSide ishte përgjegjës për sulmin kibernetik të majit që synonte “Colonial Pipeline”, duke shkaktuar një mbyllje prej disa ditësh që çoi në një rritje të çmimeve të gazit, blerje paniku dhe mungesa të lokalizuara të karburantit në juglindje të SHBA-së.
Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se po ofron një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin në çdo vend të çdo personi që përpiqet të marrë pjesë në një incident ransomware të DarkSide.
“Duke ofruar këtë shpërblim, Shtetet e Bashkuara demonstrojnë përkushtimin e tyre për të mbrojtur viktimat e ransomware në të gjithë botën nga shfrytëzimi nga kriminelët kibernetikë”, tha departamenti në një deklaratë.
“Colonial Pipeline” ka thënë se u ka paguar hakerëve gati 5 milionë dollarë në Bitcoin për të rifituar qasjen në sistemet e saj.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë në qershor rikuperoi rreth 2.3 milionë dollarë nga shpërblesa.
Departamenti i Shtetit në korrik ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi, i cili, ndërsa vepronte nën drejtimin ose nën kontrollin e një qeverie të huaj, mori pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City