LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi financiar me Call Center, rrëfimi: Bindja gjermanët të investonin, fitoja njëmijë euro në muaj

Mashtrimi financiar me Call Center, rrëfimi: Bindja gjermanët të investonin, fitoja njëmijë euro në muaj

Enea e mësoi gjermanishten me synimin për të emigruar, por pandemia ia vështirësoi procedurat për tu larguar nga Shqipëria, ndaj ai nisi punë në një call center në Tiranë.

Pavarësisht pagës minimale, fitimi i tij katërfishohet në varësi të klientëve të huaj që i bind për të investuar në kriptomonedhë.

“Çdo mëngjes supervizori im më jep klientët që duhet të kontaktoj, bëhet fjalë për shtetas të huaj gjermanë. Ata regjistrohen nëpërmjet publiciteteve të ndryshme që shikojnë në internet, kryesisht në FB dhe Instagram”, u shpreh ai.


Hoxha: Çfarë u ofrohet qytetarëve në këto publicitete?

“U ofrohet një mundësi për të fituar lekë dhe për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Muaji më me fat ka qenë muaji kur bitcoin ka pasur një lëvizje të madhe dhe klientët ishin pothuajse të bindur dhe arrita të bindja 15 klienta atë muaj”, u shpreh ai më tej.

Hoxha: Si shitet bitcoin, çfarë vlere ka?

“Bitcoin aktualisht kushton rreth 60 mijë dollarë, nëse ti investon dhe nesër shkon 70 mijë ti ke fituar”, u shpreh Enea.

Hoxha: Ndodh që fitojnë këta qytetarë?

“Ndodh që fitojnë por interesi i kompanisë është që ata të mos fitojnë”, tha ai.

Ene këmbëngul se punëdhënësit e garantuan që nuk po kryhen veprime të paligjshme, ndonëse është i bindur se shumë prej tyre janë mashtruar mbasi u është premtuar se do të fitojnë.

“Personalisht kryej 200-250 telefonata në ditë. 1 maksimumi 2 nga 2 arrij ti bind. Në telefonatën time kryesisht investimi i parë shkon 250 euro”, tha ai më tej.

Drejtësia shqiptare dështoi gjatë tre viteve të fundit për të zbardhur një skemë mashtrimi që dyshohet se funksionon këtu në Tiranë dhe ku qindra të rinj punësohen për të telefonuar qytetarë të huaj që ju shesin të ardhmen.

Por tre letër porosi te nisura se fundmi nga Gjermania dhe Holanda e kanë vendosur edhe PSAK para fakteve te tilla që gëlojnë ne kryeqytetin shqiptar, por ende nga ky hetim i nisur prej muajsh nuk ka rezultate.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori