LAJMI I FUNDIT:

Egjipti bëhet me “kryeqytet” të ri në shkretëtirë, El-Sisi urdhëron qeverinë që të transferohet atje – pamje që tregojnë si duket qyteti  

Egjipti bëhet me “kryeqytet” të ri në shkretëtirë, El-Sisi urdhëron qeverinë që të transferohet atje – pamje që tregojnë si duket qyteti  

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka urdhëruar administratën që të fillojë bartjen e zyrave gjatë muajit të ardhshëm në qytetin e ri administrativ në shkretëtirën jashtë Kajros, ka njoftuar zëdhënësi i presidencës, Basam Radi.

Presidenti urdhëroi qeverinë që të fillojë punën provuese gjashtëmujore nga kompleksi i ri – duke filluar të funksionojnë nga ambientet e reja nga 1 dhjetori, transmeton Telegrafi.

El-Sissi filloi mega-projektet kur erdhi në pushtet në vitin 2014. Qyteti po ndërtohet rreth 45 kilometra në lindje të Kajros dhe është afro dy herë më i madh sesa kryeqyteti i Egjiptit.


Planifikohet që të pranojë 6,5 milionë banorë, e kritikët e kanë quajtur “kryeqytetin” e ri si projekt të dështuar – duke konsideruar se paratë e investuara në të, vlerësohet të kapin shumën e rreth 45 miliardë dollarë.

Sipas kritikëve, paratë do të duhej të përdoreshin më mirë për rimëkëmbjen e prodhimtarisë dhe “restaurimin” e Kajros. Por qeveria konsideron që ka nevojë për një qytet të ri që absorbon popullatën në rritje të Kajros që do të dyfishohet në 40 milionë deri më 2050.

Presidenti egjiptian gjithashtu tha se “kryeqyteti” i ri dhe projekti i dytë ka komplekse moderne – duke tërhequr investitorë dhe shpreson se do të hapen vende pune në shtetin me mbi 100 milionë banorë.

Në qytetin e ri administrativ do të jenë presidenca, qeveria, parlamenti dhe ministritë. Është premtuar një park gjigant, aeroport, salla e operës, komplekse sportive dhe 20 ndërtesa të larta dhe njëherit një që do të jetë më e larta në Afrikë – përkatësisht 345 metra e lartë.

E përditshmja Al Ahram shkruan se qeveria kishte planifikuar të barte 52.300 shërbyesit civilë në qytetin e ri gjatë vitit të kaluar, por pandemia e coronavirusit i ndryshoi paksa planet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Kalo në kategori