LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli perfekt ndaj Atletico Madridit, katër ndeshje – katër fitore dhe siguron fazën tjetër

Liverpooli perfekt ndaj Atletico Madridit, katër ndeshje – katër fitore dhe siguron fazën tjetër

Liverpooli ka arritur ta mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje që u prit të jetë e fortë, doli të jetë rutinë për Liverpoolin, që fitoren pothuajse e siguroi në pjesën e parë.


Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Diogo Jota gjeti rrjetën pas asistimit të Trent Alexander-Arnold për 1-0.

https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1455992492969574401

Në minutën e 21-të, Liverpooli gjeti sërish rrjetën. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-0.

https://twitter.com/5mddbae/status/1455999278598410241

Atletico mbeti me 10 lojtarë kur Felipe u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje në mesin e fushës.

Mo Salah dhe Jota kishin raste të mira për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por nuk ishin të saktë.

Në pjesën e dytë Jurgen Klopp menaxhoi mirë ndeshje, duke mos e rrezikuar fitoren.

Jota shënoi gol në minutën e 48-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1456005757590179846

Liverpooli kishte edhe dy raste tjera, por goditjet e Joel Matip dhe Jota nuk u ndalën në rrjetë.

Luis Suarez arriti të shënojë në rikthimin e tij në ‘Anfield’, por goli u anulua nga VAR.

https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1456007901684899847

Deri në fund nuk kishte rast tjera dhe Liverpooli me këtë fitore arrin të kalojë në fazën tjetër, pasi ka tubuar 12 pikë, duke lënë pas Porton me 5 pikë dhe Atletico Madridin me 4 pikë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

La Liga
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

La Liga
Ylli i Man United konfirmon largimin e tij nga klubi me një deklaratë emocionuese

Ylli i Man United konfirmon largimin e tij nga klubi me një deklaratë emocionuese

Premier League
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori