LAJMI I FUNDIT:

PSG ndalet me barazim nga Leipzigu

PSG ndalet me barazim nga Leipzigu
(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur të fitojë përballë RB Leipzigut (2-2) në ndeshjen e zhvilluar në Red Bull Arena Leipzig, të vlefshme për fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Vetëm pas tetë minutazh lojë, Christopher Nkunku e zhbllokoi rezultatin duke i kaluar vendasit në epërsi.


Gianluigi Donnarumma u tregua edhe njëherë vendimtar në minutën e 12-të duke mbrojtur penalltinë e ish-bashkëlojtarit të tij, Andre Silva.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Në anën tjetër, Georginio Wijnaldum i barazoi shifrat pas asistimit nga Kylian Mbappe (21’). I njëjti futbollist e përmbysi rezultatin, kurse kësaj radhe asistoi Marquinhos (39’).

Avantazhi i parisianëve vazhdoi deri në minutat shtesë kur u akordua penallti në favor të vendasve dhe kësaj radhe Donnarumma nuk arriti ta priste goditjen e Dominik Szoboszlai, i cili i barazoi shifrat (90’+2).

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ndodhet në vend të dytë në Grupin A me një pikë prapa liderit Manchester City, derisa RB Leipzigu ka vetëm një pikë nga katër ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori