LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli fiton në udhëtim te Bashkimi

Golden Eagle Ylli fiton në udhëtim te Bashkimi
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71-76 (22:16, 10:22, 15:14, 24:24), në kuadër të javës së nëntë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi deri në tetë pikë në çerekun e parë 18:10 dhe 22:14, derisa kjo pjesë përfundoi me shifrat 22:16.


Prizrenasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, por therandasit kundërpërgjigjen shpejt, duke shkrirë epërsinë dhe barazuar shifrat në 31:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 32-38.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë ishte 42:50, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:52. Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku një minutë nga fundi rezultati ishte 65:67, por në çastet vendimtare kampionët e Kosovës ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me shifrat 71:76.

Te Bashkimi u dallua Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e tri kërcime dhe Brandon Radolph me 15 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli gjashtë fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori