Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kjo parti, para, por edhe pa, fitores në zgjedhjet lokale, synonte rrëzimin e qeverisë përmes krijimit të një shumice të re parlamentare. Por, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje para mediave, tha se një shumicë e re nuk do të reflektonte fitoren e thellë në zgjedhje, andaj edhe kërkon përballje të re në zgjedhje, sipas tij, për të delegjitimuar garniturën aktuale edhe në pushtetin qendror.
“Zgjidhja më e mirë për Maqedoninë në këtë moment do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese për të garantuar dhe siguruar një qeveri stabile. Zgjedhjet e shpejta nuk kanë alternativë për një qeveri të re, e cila do të jetë në gjendje të përballet me sfidat që ndodhen para nesh. Qeveria e re do të duhej të relaksonte edhe raportet në shoqëri, që t’u jepet fund ndarjeve dhe konflikteve”, deklaroi Mickoski.
Në rast se kërkesa për zgjedhje refuzohet, kjo, sipas kreut të opozitës maqedonase, nënkupton futjen e vendit në krizë edhe më të thellë nga qeveria, siç shprehet, e korruptuar dhe e delegjitimuar.
“Nëse qeveria e refuzon këtë ofertë tonën për zgjedhje të shpejta parlamentare, kjo nënkupton se e gjithë përgjegjësia për periudhën që kemi para nesh do të bjerë mbi këtë qeveri të korruptuar dhe të dështuar, si për krizën energjetike, përballjen me pandeminë apo valën e re që ndodhet para nesh, gjendjen katastrofale në arsim, rënien në ekonomi, etj. Kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin në zgjedhjet lokale, çdo zvarritje do të thotë vazhdim i krimit dhe korrupsionit dhe varfërim i qytetarëve”, tha Mickoski.
Ndërkohë, Zoran Zaev nuk e ka komentuar kërkesën e liderit të opozitës. Zaev ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën e paralajmëroi natën e 31 tetorit kur pranoi disfatën në zgjedhje nga OBRM-PDUKM-ja.
Larg mediave, Zaev ka pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët i kanë dhënë mbështetje në drejtimin e qeverisë.
“Jemi para sfidave, por edhe mundësive të shumta, qofshin ato të krizës së pandemisë apo krizës energjetike, si dhe mundësisë që na ofrohet për nisjen e bisedimeve në dhjetor. Kjo mendoj se i imponon vendit një parashikueshmëri, veçanërisht tani në muajt në vijim. Mendojmë se këto janë argumente se pse deklarata e kryeministrit ishte e ngutshme dhe duhet të reflektojë pasi në pyetje janë interesa më të mëdha të shtetit që i tejkalojnë edhe emocionet individuale”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.
Lëvizja Besa, e cila po ashtu është pjesë e qeverisë, kërkon që vendimet për dorëheqjen e kryeministrit duhet të merren në konsultim me partitë e koalicionit, por edhe me faktorin ndërkombëtar.
“Zgjedhjet lokale ishin një indikator i fuqishëm për të marrë vendime të momentit dhe për të reflektuar për atë që ka ndodhur. Por, unë konsideroj se vendimet përfundimtare duhet të merren nga ana e kryeministrit – fillimisht me partinë e tij, pastaj në konsultim me partnerët e koalicionit dhe përfundimisht me faktorin ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut nuk është një ishull i vetmuar që mund të vendosë për konsultim pa artnerët tanë ndërkombëtarë për vendimin që marrim”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në qershor të vitit 2020. LSDM-ja kishte fituar 46 mandate apo dy më shumë se OBRM-PDUKM-ja që mori 44 mandate. Zaevi e formoi qeverinë me BDI-në që kishte fituara 15 deputetë dhe deputetin e vetëm të PDSH-së, duke siguruar kështu 62 vota nga parlamenti prej 120 deputetësh./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj