LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri i infektuar me COVID-19 vdes në aeroplan, askush nuk e kishte vërejtur derisa po udhëtonin – flasin nga policia gjermane

Pasagjeri i infektuar me COVID-19 vdes në aeroplan, askush nuk e kishte vërejtur derisa po udhëtonin – flasin nga policia gjermane

Në një aeroplan që po udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Hamburgut gjatë 25 tetorit, ka humbur jetën një burrë.

Pasagjeri i vdekur është vërejtur vetëm kur aeroplani zbriti në Hamburg, e më vonë u konfirmua se kishte qenë i infektuar me COVID-19.


Autoritetet shëndetësore të Hamburgut kanë konfirmuar incidentin në pyetjet e RTL.de, por shtrohet pyetja sesi burri i infektuar me coronavirus ishte futur në aeroplan, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kushdo që niset në udhëtim me aeroplan duhet të ketë si dëshmi certifikatën e vaksinimit të plotë apo testin negativ të COVID-19.

E sipas policisë së Hamburgut, ekzistojnë disa mënyra që pasagjeri i infektuar të mund të jetë futur në aeroplan.

“Ndoshta nga mosdija që është i infektuar. Testi i rrejshëm ka rezultuar negativ apo ka qenë me dy doza i vaksinuar dhe të jetë i infektuar. Por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Madje ekziston mundësia që burri të ketë vdekur para fluturimit, dhe se trupi i tij të jetë futur në aeroplan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori