LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe nëntë të plagosur pasi një person hapi zjarr në një festë Halloweeni në Texarkana të Teksasit

Një i vdekur dhe nëntë të plagosur pasi një person hapi zjarr në një festë Halloweeni në Texarkana të Teksasit

Të paktën nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër ngjarjesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë Texarkana, në një deklaratë në Facebook, tha, “Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma”.

“Kur arritën atje, ata hasën në një numër të madh njerëzish që vraponin nga ndërtesa dhe disa brenda të cilët vuanin nga plagët me armë zjarri”.


Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka thënë se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk duket të jenë në rrezik për jetën.

Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.

“Detektivët po hetojnë dhe intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët. Vlerësohet se ka pasur të paktën nja dyqind persona në vend kur ndodhën të shtënat”, tha policia.

Motivi i të shtënave mbetet i panjohur. Megjithatë, hetimet paraprake konkludojnë se të shtënat mund të kenë qenë rezultat i një lloj përplasjeje mes disa prej pjesëmarrësve në festë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori