LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se e rrahu dhe e largoi nga banesa bashkëshorten, arrestohet një person në Han të Elezit

Dyshohet se e rrahu dhe e largoi nga banesa bashkëshorten, arrestohet një person në Han të Elezit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje në Han të Elezit.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se rasti është raportuar në polici sot rreth orës 11:30.

“Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatë.


Siç raporton Policia, i arrestuari është i moshës 37-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, ndërkaq e ka larguar edhe nga banesa.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin”, thuhet tutje.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori