LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Flas shpesh me Xavin dhe e di se çfarë mendon, u vonuam me shkarkimin e Koemanit

Laporta: Flas shpesh me Xavin dhe e di se çfarë mendon, u vonuam me shkarkimin e Koemanit

Joan Laporta ka folur për Xavi Hernandezin gjatë prezantimit të Sergi Barjuan si trajner i përkohshëm i Barcelonës sot (e premte).

Vendimi për shkarkimin e Ronald Koeman mbërriti të mërkurën mbrëma, me Laportan që të enjten mori vendimin për të promovuar Sergi Barjuan nga ekipi B në mënyrë të përkohshme, me bisedimet që po zhvillohen aktualisht midis Barcelonës dhe trajnerit të Al Sadd, Xavin.


“Mirë, shumë mirë. Kam referenca shumë të mira nga njerëzit që janë afër tij”, u përgjigj Laporta kur u pyet se çfarë mendon për trajnerin Xavin.

“Unë flas shpesh me të. Dy muaj më parë, kur i dhamë mbështetje Koemanit, fola me Xavin. Unë e di se çfarë mendon ai për ekipin, opinionet e tij dhe çfarë mendon se duhet bërë”.

Barcelona publikon një video me golat më të bukur të trajnerit të ri Sergi Barjuan
Lexo po ashtu Barcelona publikon një video me golat më të bukur të trajnerit të ri Sergi Barjuan

Pse Laporta shkarkoi Koemanin

Lidhur me vendimin e tij për të shkarkuar Koemanin, Laporta e kishte të qartë se objektivat për këtë sezon nuk dukeshin se do të përmbusheshin.

“Situata nuk ishte e qëndrueshme. Ne duhej të vepronim. Ne nuk ishim në rrugën e duhur për të arritur objektivat e sezonit, që janë të fitojmë trofe”.

“Ndoshta duhet ta kishim shkarkuar Koemanin më herët dhe unë marr përgjegjësinë për këtë”.

“Ne mundëm Dynamon Kyiv dhe Valencia, por situata ishte e paqëndrueshme. Ne menduam se ai kishte nevojë për mbështetje. Por ne po lëviznim”.

“I fiksuar pas posedimit”, dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit
Lexo po ashtu “I fiksuar pas posedimit”, dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit

Xavi mund të mos arrijë në kohë për ndeshjen ndaj Dynamo Kyiv

Ka një shpresë në Barcelonë se ata mund të përfundojnë ardhjen e Xavit në kohë që ai të jetë në krye për ndeshjen e tyre vendimtare të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve në udhëtim te Dynamo Kyiv të martën e ardhshme, 2 nëntor, por Laporta refuzoi të konfirmojë nëse ky do të jetë rasti.

“Ndeshja e rëndësishme është Alaves. Unë mendoj se ne jemi ende në garë në La Liga dhe nuk mund të ngecim prapa. La Liga është ende e hapur”.

“Ndeshja e së martës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Personi që do të ulet në stolin e Kievit, në parim, do të jetë Sergi”, përfundoi presidenti i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori