LAJMI I FUNDIT:

Cazorla gëzon tifozët e Barcelonës, tregon punën dhe idetë e Xavit

Cazorla gëzon tifozët e Barcelonës, tregon punën dhe idetë e Xavit

Santi Cazorla u ka treguar tifozëve të Barcelonës saktësisht se çfarë do të sjellë Xavi Hernandez në Camp Nou nëse emërohet trajner i përhershëm.

Duket sikur mesfushori legjendar do të jetë njeriu që do të zëvendësojë Ronald Koeman mënyrë të përhershme, me Barçën që po punon për një marrëveshje me klubin e tij aktual Al-Sadd.


Xavi ka qenë me klubin e Dohas për rreth dy vjet, duke fituar një numër të madh trofesh dhe duke arritur një seri pa humbje prej 34 ndeshjesh.

Xavi vendos tjetër rekord te Al-Sadd: 34 ndeshje pa humbje në ligë
Lexo po ashtu Xavi vendos tjetër rekord te Al-Sadd: 34 ndeshje pa humbje në ligë

Megjithatë, të bësh këtë në La Liga është një çështje shumë e ndryshme dhe duke pasur parasysh rrëmujën e nxehtë në të cilën ndodhet Barcelona, ​​ka pyetje nëse Xavi është gati për këtë mundësi.

Por sipas legjendës së Villarrealit, Cazorla, i cili aktualisht luan nën drejtimin e Xavit te Al-Sadd, stili i lojës së ish-lojtarit të Barcelonës është i përshtatshëm për çdo klub në botë dhe kjo do të jetë muzikë për veshët e tifozëve Blaugrana.

“Sigurisht, Xavi është i përgatitur për të trajnuar Barçën. Disa njerëz e njohin mirë klubin dhe e dinë se çfarë dëshiron ai”, ka thënë fillimisht Cazorla për El Larguero.

“Ai ka një ide të qartë për futbollin. Ai dëshiron topin dhe të jetë protagonist. Ai do ta bëjë këtë në çdo ekip në botë që stërvit. Kjo është ajo që i duhet Barçës, të kthehet në stilin e saj”.

“Xavit i pëlqen shumë zotërimi i topit. Ai alternon formacionet 4-3-3 dhe 3-4-3. Xavi gjithmonë dëshiron më shumë posedim”.

“Pa top, ne luajmë në bllok. Ai ka një ide nga vitet e mira te Barça, kur ata shtypnin me presion shumë lart”, përfundoi spanjolli/

Xavi mbetet në krye të Al-Sadd në këtë fundjavë, por duket se marrëveshja mund të lëvizë relativisht shpejt nga këtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori