LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani në Samitin Global të Grave në Lisbonë: Ju ftoj të gjithëve ta shikoni filmin ”Zgjoi”

Presidentja Osmani në Samitin Global të Grave në Lisbonë: Ju ftoj të gjithëve ta shikoni filmin ”Zgjoi”
Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Portugali, në adresimin e saj në Samitin Global të Grave, ka theksuar se pandemia ka rritur pabarazitë me të cilat përballen gratë çdo ditë, në punë dhe në shtëpi.

Por, sipas saj, gratë nuk ndaluan. “Është e jashtëzakonshme ajo që po dëshmojmë në ditët e sotme. Një tendencë në rritje e grave dhe vajzave që nuk e pranojnë ‘JO’-në për përgjigje; gra dhe vajza që nuk dorëzohen. Në vend të kësaj, ne shohim gjithnjë e më shumë gra dhe vajza që luftojnë fort, ngrihen për atë që është e drejtë, ngrihen për njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja – ato flasin”, ka theksuar Osmani në Samit, i cili sivjet trajton rolin e grave në transformimin e ekonomisë.


Sipas kumtesës nga Presidenca, në këtë kontekst, Osmani ka përmendur angazhimin e grave të Krushës, të cilat pavarësisht vuajtjeve me të cilat janë përballë, kanë arritur të triumfojnë.

Me prezencën e shumë yjeve të kinematografisë dhe krerëve politikë, premiera e filmit "Zgjoi" zgjon pluhur edhe në Prishtinë
Lexo po ashtu Me prezencën e shumë yjeve të kinematografisë dhe krerëve politikë, premiera e filmit "Zgjoi" zgjon pluhur edhe në Prishtinë

“Dua të ndaj një moment me ju një histori vendase të qëndrueshmërisë dhe triumfit të grave nga fshati Krushë. Fahrije Hoti, bashkëshorti i së cilës është në mesin e 1600 të zhdukurve me dhunë, ende të zhdukur pas luftës, arriti ta kthejë këtë fshat të shkatërruar nga lufta në një histori të fuqizimit ekonomik. Ajo ia doli duke sfiduar stereotipet gjinore dhe duke demonstruar guxim, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Jo vetëm që ka arritur ta kthejë dhimbjen e saj në punë të palodhur, por sot ajo qëndron pas më shumë se 100 vendeve të punës të krijuara për gratë e fshatit Krushë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Sipas saj, historia e grave të Krushës është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të grave që bashkohen dhe ngrihen për njëra-tjetrën.

“Jeta dhe beteja e saj janë portretizuar me mjeshtëri në filmin ‘Zgjoi’, pretendenti zyrtar i Kosovës për çmimin Oscar dhe fitues i trefishtë i çmimeve të Sundance Festival. Ju ftoj të gjithëve ta shikoni!”, ka theksuar Osmani para grave pjesëmarrëse nga mbarë bota në këtë Samit.

Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Në këtë adresim, presidentja Osmani, gjithashtu ka vërë theksin në fuqizimin e grave në proceset vendimmarrëse.

“Përfundimisht, tashmë është e qartë se kur gratë marrin pjesë në qarqe të nivelit të lartë politik dhe shtetëror, ato kontribuojnë në politika më të balancuara, më të ndjeshme ndaj gjinisë, të kujdesshme ndaj mjedisit dhe më përparimtare. Vetëm përmes një qasjeje të tillë të politikë-bërjes do të kemi një mundësi për të përmbushur premtimin tonë për ndërtimin e shoqërive të përqendruara në nevojat e njerëzve dhe sistemet ekonomike që përshtaten me nevojat e së ardhmes”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në kuadër të këtij Samiti, presidentja Osmani ka takuar edhe përfaqësuese të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse. /KosovaPress/

Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori