LAJMI I FUNDIT:

Me prezencën e shumë yjeve të kinematografisë dhe krerëve politikë, premiera e filmit “Zgjoi” zgjon pluhur edhe në Prishtinë

Mbrëmë (e premte) është dhënë premierë filmi “Zgjoi” për herë të parë edhe në Kosovë.

Filmi i cili deri më tani ka fituar plot 12 çmime ndërkombëtare, u dha premierë në atë që njihet si kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx Kosovo.


Të pranishëm në premierë ishin edhe shumë prej fytyrave publike, përfshirë edhe krerë të lartë politikë të shtetit, si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Yje të shumtë e figura politike në premierën e filmit “Zgjoi” në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Aktorja e cila e luan rolin kryesor në film [Fahrijen], Yllka Gashi, e emocionuar tregoi për Telegrafin për premierën e filmit “Zgjoi” që u dha më në fund edhe në vendin e origjinës së krijimit të tij, pra në Kosovë.

“Mezi po pres që ta shohin njerëzit edhe t’i shoh reagimet e tyre. Ky është film që është punuar në Kosovë, me temë të Kosovës, me një grua heroinë kosovare, kështu që jam shumë e lumtur që edhe publiku kosovar që më kanë pyetur sa e sa kohë”, tha Yllka Gashi për Telegrafin.

Yllka Gashi (Foto: Telegrafi)

“Zgjoi” është propozimi i Kosovës për t’u nominuar në ngjarjen më të madhe të ndarjes së çmimeve për kinematografi, “Oscars 2022”.

Aktorja Gashi tha në vazhdimësinë e bisedës se shpreson që sukseset e deritanishme, promovimi dhe përkrahja e të gjithëve, përfshirë institucionet – do të jenë një “motor” i mirë për ta çuar filmin “Zgjoi” edhe më përpara drejt një nominimi të tillë, si ai për “Oscars”.

“Po, jemi shumë e kënaqur edhe shumë krenarë që një punë shumë e vështirë dhe shumë e gjatë po shpërblehet edhe ndërkombëtarisht. Normalisht, tani na u kanë rritur edhe ambiciet. Shpresojmë që ‘Zgjoi’ të bëhet filmi i parë i Kosovës që nominohet për ‘Oscar’, por të shohim, është pak edhe punë e fatit, është punë edhe e promovimit, kemi nevojë edhe për ndihmë prej shtetit, kështu që presim secili me dhënë kontributin e vet. Ne e kemi dhënë kontributin tonë deri tash, por tash na duhet edhe një shtyrje më e madhe edhe shpresojmë që të arrijmë të paktën të nominohemi”, përfundoi Yllka për Telegrafi.

E kur jemi te çmimet e Akademisë “Oscars”, një pyetjeje të tillë rreth pritshmërive për të arritur në një eveniment të tillë, iu përgjigj gjatë ditës edhe regjisorja e filmit, Blerta Basholli.

Basholli në pyetjen e drejtuar nga gazetari i Telegrafit, tha se është bërë një punë e madhe dhe është e vetëdijshme se sa e ashpër mund të jetë gara për t’u nominuar në “Oscars”, por që i gjithë ekipi po ia bëjnë mundin e duhur “Zgjoi”-t që të arrijë deri atje ku e ka synim.

"Zgjoi" në Prishtinë, regjisorja Basholli flet për mundësitë e nominimit në 'Oscars': I kemi shanset e mira, do të shohim
Lexo po ashtu "Zgjoi" në Prishtinë, regjisorja Basholli flet për mundësitë e nominimit në 'Oscars': I kemi shanset e mira, do të shohim

“Nuk e di është garë shumë e madhe, kemi nevojë të bëjmë një kampanjë të madhe, konkurrojmë me shtete të cilat kane marrë ‘Osar’ disa herë, kanë buxhete shumë më të mëdha se ne, kanë ekipe shumë më të mëdha se ne. Ne kemi fatin që pas ‘Sundance’ e kemi formuar një ekip të mirë goxha promovues në Amerikë. Jemi duke punuar sikur me qenë e garantume nominimi, mendoj që i kemi shanset shumë të mira, pikërisht për shkak të ‘Sundance’, po total tash i kemi 12 çmime nëpër botë kështu që veç është duke u folur për filmin tonë. Jemi diku në parashikimet e ‘Oscars’, nuk jemi krejtësisht jashtë hartës. Mendoj që kemi me u afrua shumë, të shohim – punën edhe hyzmetin jemi duke ia bërë. Unë nuk jam jo -optimiste, por shumë realiste, kështu qe e di që e kemi një garë shumë të vështirë para vetes”, ka thënë Blerta Basholli.

Filmi “Zgjoi” është i disponueshëm që nga data 22 tetor në Cineplexx Kosovo, dhe oraret e shfaqjes dhe biletat mund t’i gjeni duke klikuar në uebfaqen zyrtare të kinemasë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori