LAJMI I FUNDIT:

Xavi deklarohet për herë të parë për fjalët që e lidhin me stolin e Barcelonës: Jam shumë i fokusuar te Al Sadd

Xavi deklarohet për herë të parë për fjalët që e lidhin me stolin e Barcelonës: Jam shumë i fokusuar te Al Sadd

Ish-lojtari i Barcelonës, Xavi, ka qenë i lidhur me klubin katalunas për postin e trajnerit, por ai nuk mund të largohet nga Al Saad para 3 nëntorit.

Xavi Hernández u takua me drejtuesit e klubit të tij për tua njoftuar dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë.

Takimi shkoi mirë dhe Al Sadd duket i gatshëm ta lërë të largohej, ndërsa klauzola e tij do të duhej të negociohej, por kjo nuk është problem.


Ka vështirësi pasi që klubit nga Katari nuk dëshiron ta lirojë para datës 3 nëntor, që do të thotë se ai nuk mund të ulej në stol për ndeshjen kundër Dinamo Kievit.

Ndërkohë, Xavi mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes së tij të radhës me Al Sadd.

Ata e pyetën për mundësinë për të shkuar te Barcelona, ​​por ish-lojtari i Barçës nuk u përgjigj direkt.

“Jam shumë i fokusuar në punën time me Al Sadd dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Barcelona e ka shkarkuar Ronald Koemanin pas rezultateve të dobëta. /Telegrafi/