LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për kërcënimin ndaj tij: Nuk ndjehem i rrezikuar

Kurti flet për kërcënimin ndaj tij: Nuk ndjehem i rrezikuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur për kërcënimin ndaj tij, që është raportuar mbrëmë në media.

Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, ka thënë Kurti.


Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij
Lexo po ashtu Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Lajmin për kërcënimin e Kurtit, e kishte konfirmuar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.

Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/