LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mbetet në paraburgim, Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon kërkesën e ish-presidentit

Thaçi mbetet në paraburgim, Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon kërkesën e ish-presidentit

Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 16 gusht 2021  kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021.

Kjo është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.


Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet i plotë këtu.

Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para para gjykatës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori