LAJMI I FUNDIT:

Në përdorimin e parë luftarak nga Ukraina, droni turk shkatërron një armë kundërajrore të përdorur nga pro-rusët

Në përdorimin e parë luftarak nga Ukraina, droni turk shkatërron një armë kundërajrore të përdorur nga pro-rusët

Një video e një fluturakeje pa pilot të prodhuar nga Turqia (UCAV), përkatësisht Bayraktar TB2, duke shkatërruar një armë kundërajrore të prodhimit rus u bë virale në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, që tregojnë një skenë të njohur nga Siria dhe Azerbajxhani, u shpërndanë këtë herë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës të martën.


Ky thuhet të ishte dislokimi i parë i dronit luftarak Bayraktar TB2 nga ushtria ukrainase – e cila ka mjaft prej tyre në inventarin e saj – për të shkatërruar një armë të përdorur nga separatistët pro-rusë në Donbas.

Bayraktar TB2 u përdor për herë të parë për të detyruar separatistët të respektojnë një armëpushim, thanë forcat e armatosura në një deklaratë në Facebook.

Një ushtar ukrainas u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga arma kundërajrore, thuhet në deklaratë.

Kremlini tha të mërkurën se frika e tij për vendimin e Turqisë për t’i shitur dronë sulmues Ukrainës po realizohej dhe se dronët turq rrezikonin të destabilizonin situatën në Ukrainën lindore.

Forcat ruse aneksuan Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në shkurt të vitit 2014.

Turqia dhe SHBA-ja si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shohin aneksimin si të paligjshëm.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Donbass kanë parë më shumë se 13,000 njerëz të vrarë që nga viti 2014, sipas KB.

Rajoni është një nga burimet e shumta të fërkimit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Bayraktar TB2 është shitur në vende duke përfshirë Ukrainën, Katarin, Azerbajxhanin dhe Poloninë. Në maj, Polonia u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që bleu drone nga Turqia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori