LAJMI I FUNDIT:

Gazpromi rus i ofron Moldavisë gaz më të lirë në këmbim dobësimin e lidhjeve me BE-në

Gazpromi rus i ofron Moldavisë gaz më të lirë në këmbim dobësimin e lidhjeve me BE-në

Gazprom i Rusisë i ka ofruar Moldavisë një kontratë të re për furnizimin me gaz me një kosto më të ulët në këmbim që vendi të vonojë reformat e tregut të energjisë me Bashkimin Evropian.

Siç raporton Financial Times, Moldavia e goditur nga kriza energjetike, Gazpromi rus ka reduktuar dërgesat me gaz të parapara me marrëveshjen aktuale.

Ekziston një marrëveshje e përkohshme, por edhe ajo do të përfundojë në fund të këtij muaji. Nga kjo marrëveshje, Moldavia gjithashtu po paguan çmime shumë më të larta.


Gazprom është i përgatitur të ofrojë një kontratë të re me një çmim më të ulët nëse Moldavia pranon të ndryshojë marrëveshjen e saj të tregtisë me BE-në dhe të vonojë zbatimin e rregullave që kërkojnë liberalizimin e tregjeve të gazit për të lejuar shtimin e konkurrencës.

Kompania ruse aktualisht ka monopol mbi furnizimin me gaz të vendit dhe gjithashtu kontrollon operatorin e sistemit të transmetimit Moldovagaz.

Rusia është akuzuar se ka ushtruar presion ndaj Moldavisë pas zgjedhjes së presidentes pro-perëndimore, Maia Sandu. /Telegrafi/