LAJMI I FUNDIT:

McGregor ofron zgjidhjen për problemet e Manchester United

McGregor ofron zgjidhjen për problemet e Manchester United

Ole Gunner Solskjaer është nën presion serioz te Manchester United pas humbjes poshtëruese 5-0 të Djajve të Kuq kundër Liverpoolit të dielën. Norvegjezi është ende në krye të klubit dhe mund të qëndrojë në fushë për udhëtimin te Tottenhami, por shumë duan që ai të zëvendësohet.

Ndërsa ylli i UFC, Conor McGregor nuk dëshiron që Solskjaer të shkarkohet plotësisht nga Manchester United, ai mendon se kërkohet një ndryshim.


“Çështja në United është se janë vetëm një grup djemsh të rinj që flasin me njëri-tjetrin, bashkëmoshatarë”, shkroi McGregor në Twitter.

Sa e çuditshme, aq edhe shokuese: McGregor grushton DJ-in e famshëm italian
Lexo po ashtu Sa e çuditshme, aq edhe shokuese: McGregor grushton DJ-in e famshëm italian

“Ju duhet dikush mbi bisedën në grup për të marrë drejtimin. Ole ishte në bankinë kur Ronaldo luante. Një bashkëmoshatar. Nuk mjafton”.

“Duaje dhe respektoje Olen në maksimum, por roli i tij duhet të riorganizohet. Mendimi im”.

Kur fansat iu përgjigjën irlandezit, ai vazhdoi të sqaronte pikëpamjen e tij.

“Nuk duhet shkarkuar Olen”, shkroi McGregor në përgjigje të një fansi.

“Ole është përgjithmonë United! Roli i tij thjesht duhet të ripërshtatet”.

Ka të tjerë që ndajnë mendimin e McGregor për Manchester United, me shumë njerëz që besojnë se Solskjaer duhet të qëndrojë në Old Trafford. Problemi është se ai mund të mos jetë në gjendje t’i rregullojë problemet nga pengesat.

McGregor del me teori se përse Wilder u mposht nga Fury
Lexo po ashtu McGregor del me teori se përse Wilder u mposht nga Fury

Lidhja e Conor McGregor dhe Khabib me Manchester United

Ndërsa Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov mund të mos kenë shumë të përbashkëta, ata të dy kanë qenë në kryetitujt e fundit për komentet e tyre për Manchester United.

Khabib Nurmagomedov dha një përgjigje befasuese kur Sir Alex Ferguson i ofroi një pije pas barazimit të Unitedit nga Evertoni
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov dha një përgjigje befasuese kur Sir Alex Ferguson i ofroi një pije pas barazimit të Unitedit nga Evertoni

Zgjidhja e McGregor këtë javë pason diskutimin e rusit me Alex Ferguson disa javë më parë pasi Cristiano Ronaldo nuk startoi në barazimin me Evertonin.

Ish-trajneri komentoi: “Ju duhet të filloni me lojtarët tuaj më të mirë”, në bisedën e tij me yllin e UFC dhe kjo krijoi disa polemika në Old Trafford, me atë që duket si një kritikë ndaj politikës së rotacionit të Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori