LAJMI I FUNDIT:

Familja nga Oklahoma shpëtuan qenin endacak, disa javë më vonë ai mbyti djalin e tyre 7-vjeç

Familja nga Oklahoma shpëtuan qenin endacak, disa javë më vonë ai mbyti djalin e tyre 7-vjeç

Një djalë 7-vjeç nga Oklahoma u mbyt nga një qen, të cilin familja e tij e kishte shpëtuar disa javë më herët, kanë bërë të ditur familjarët e vogëlushit të ndjerë.

Kur James McNillis të dielën nuk u kthye në shtëpi dhe nuk iu përgjigje thirrjeve të familjarëve, prindërit e raportuan në polici zhdukjen e tij, transmeton Telegrafi.


Babai i vogëlushit, Michael më vonë gjeti të birin e tij të vdekur në oborrin e shtëpisë, ku qeni të cilin e kishin shpëtuar tri javë më parë e kishte sulmuar për vdekje.

Sipas familjarëve të vogëlushit, qeni nuk kishte shfaqur kurrfarë shenja të agresivitetit para sulmit vdekjeprurës.

E pas arritjes në vendin e ngjarjes, policia e dërgoi qenin në një strehimore, e rasti i vogëlushit që humbi jetën po cilësohet si incident.

James po luante në oborr me qenin e tij para se të ndodhte sulmi. Fqinja Shannon Eddison, ka thënë se ajo dhe familja e saj po festonin një ditëlindje në oborr, kur dëgjuan gruan duke bërtitur.

“Ka qenë një britmë që ndryshon jetën, e kuptuam që diçka nuk është në rregull. Si nënë, e njoh atë britmë”, ka thënë Eddison.

E babai i vogëlushit ka shkruar në Facebook, se familja e tij planifikojnë të largohen nga ajo lagje në momentin që kryejnë procedurat e varrimit të birit.

“Ishte plot jetë. Po ndihem i vetmuar dhe i humbur pa të. Këtu gjithçka të dhemb pa djalin tonë të vogël”, ka shkruar në Facebook babai i tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori