LAJMI I FUNDIT:

U ndal për një pauzë dhe për të ndezur një cigare, shqiptarin e harron gruaja në autostradë – e vazhdon rrugëtimin pa të

U ndal për një pauzë dhe për të ndezur një cigare, shqiptarin e harron gruaja në autostradë – e vazhdon rrugëtimin pa të

Një pauzë për cigare për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një burri nga Shqipëria, i cili po udhëtonte me gruan e tij me veturë.

Ai ishte ndalur për të bërë një pauzë të shkurtër në autostradën A7 në Fussen të Gjermanisë, e derisa po pinte cigare gruaja e  harroi ta merr me vete – duke vazhduar e vetme rrugëtimin me veturë, transmeton Telegrafi.

E disa momente më pas policia në Bavari ka pranuar një telefonatë për një këmbësor në autostradën A7. Ishte një shqiptar i cili po kërkonte gruan.


Ai i kishte thënë policisë së gruaja e tij kishte vazhduar rrugëtimin pa të. Megjithatë në fund është marrë nga një patrullë e policisë, që kontaktuan gruan e tij për t’i bërë me dije se ka harruar bashkëshortin.

Pasi u ribashkuan, dyshja vazhduan rrugëtimin për në shtëpinë e tyre, e ky rast është bërë temë në mediat gjermane. /Telegrafi/