Chelsea mposht Southamptonin pas penalltive dhe kualifikohet tutje në Kupën EFL
Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive ndaj Southamptonit, pasi ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (44’) me një gol të Kai Havertz, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Hakim Ziyech nga këndi.
Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë (47’), Che Adams shfrytëzoi një top të rikthyer për t’i barazuar shifrat.
Rezultati i barabartë qëndroi deri në mbyllje të kohës së rregullt të takimit, ashtu që penalltitë e vendosën fituesin.
Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Chelsat që eliminuan Southamptonin dhe u kualifikuan në çerekfinale të kupës që njihet edhe si Carabao Cup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251